Investime në arsimin profesional, ndërhyrjet priten të sigurojnë kushte të larta për nxënësit

Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër është njëra nga shkollat që ka përfituar nga Akti Normativ i Qeverisë një fond investimi i alokuar për një grup prej 10 shkollash profesionale dhe 2 qendrash të formimit profesional. Ndërhyrja në këtë shkollë do të konsistojë në kabinetet e saj dhe pjesë të tjera por nuk do të ketë ndikim në procesin mësimor.
Deri tani nuk ka një datë se kur pritet të nisin punimet por gjasat janë që kjo të ndodhë nga fundi i vitit.
Ndërhyrjet pritet të sigurojnë kushte dhe standarde të larta për nxënësit e mësuesit e arsimit profesional. Më shumë se 5000 nxënës në vend do të kenë mundësi të përfitojnë nga infrastruktura e re dhe laboratorët e pajisur me teknologjinë më të fundit.
Gazetare: Nermin Spahiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




