Universiteti “Eqerem Çabej” bashkëpunim me UWM për programin e doktoraturave

Universiteti “Eqrem Çabej“ së bashku me Universitetin e Maqedonisë Perëndimore (UWM) kanë hapur programin e përbashkët të studimit doktoral në “Edukim dhe shkenca humane“.
Sipas rektorit të universitetit të Gjirokastrës, Jaho Cana, gjatë vitit të ri mësimor 2024–2025 studentët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga programi i studimit.
“Aktualisht sapo kemi përfunduar fitimin e një shkolle doktorale dhe program të dyfishtë ndërmjet Universiteti “Eqrem Çabej “së bashku me universitetin e Maqedonisë Perëndimore një program që është unikal”, u shpreh Jaho Cana.
Rektori Cana theksoi se gjatë kësaj periudhe do të vijojnë bashkëpunimet për të mundësuar këto programe studimi edhe në shkencat e natyrës.
Ky bashkëpunim është një hap tepër i rëndësishëm për universitetin “Eqrem Çabej” pasi çdo student që hedh themelet e një rrugëtimi të gjatë studimor do të ketë mundësinë që ky program ta çojë në diplomën e përbashkët të gradës shkencore “Doktor”.
Gazetar: Nermin Spahiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




