Fluks pacientësh në urgjencën e Shkodrës, luhatjet e temperaturave rrisin virozat

Nisja e sezonit të vjeshtës me temperature të larta po ndikon në situatën epidemiologjike e cila edhe përgjatë ditëve të para të muajit shtator është e lartë. Sipas shefes së këtij shërbimi Dhurata Hysa, virozat e stinës vijojnë të jenë prezentë.
“Kemi prezencë të shtuar të virozëve ku nga java në javë është rritur edhe për shkak të temperaturave të larta”, u shpreh ajo.
Krahas rritjes së virozave stinore, ka një rritej të lehtë edhe të rasteve me covid, ndonëse me simptoma më të lehta.
“Ka raste, ne vijojmë monitorimin dhe testimin e qytetarëve. Kemi një rritje të lehtë të numrit të rasteve me COVID, por janë me simptoma mjaft të lehta”, tha mjekja.
Përgjatë 24 orëve pranë urgjencës së spitalit rajonal Shkodër përballohet një fluks, i cili varion nga 150-200 raste, ku pjesa më e madhe janë si shkak i virozave stinore.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




