Lule për mësuesit – Dhurata e nxënësve në ditën e parë të shkollës

Sociale | 2 vite më parë

Nxënësit dhe këtë fillim shkollë kanë vendosur të shkojnë në ditën e parë të mësimit me lule duke shtuar kështu rezervimet pranë dyqaneve që po përgatisin buqeta për mësuesit.

Në pritje të fillimi të vitit të ri shkollorë nxënësit kanë bërë porositë e tyre në dyqanet e luleve në Kukës duke shtuar kërkesën për buqeta apo lule të ndryshëm që pritet t’i dhurohen nesër mësuesve që do t’i mirëpresin në ditën ë parë të shkollës

Kërkesat më të shumta janë për trëndafila por që nuk mungojnë dhe buqetat me lule.

“Përgjithësisht kanë qenë buqetat dhe trëndafilat kanë qenë kërkesat. kryesisht në kopshte dhe klasat e para janë më të shumta që bëjnë kërkesa për lule”, tha shitësja.

Në blerjet e fundit janë dhe mjete shkollore. Në bashkinë Kukës pritët të ulën në bankat e shkollës për herë të parë rreth 490 nxënës.

 

Gazetare Shkurte Elezaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme