Pastrimi i kanaleve kulluese, në bashkinë Gjirokastër ka nisur puna për pastrimin e 8 km

Për t’i paraprirë sezonit të dimrit dhe për të garantuar kushte optimale për bujqësinë, Bashkia Gjirokastër ka nisur punën intensive për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese në territorin e saj. Aktualisht, puna është përqendruar në zonën e Aznakut. Pas përfundimit të kësaj faze, ndërhyrjet do të shtrihen në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.
Deri më tani, janë pastruar rreth 2 kilometra kanale në vijë lineare,në zonën e Lunxhërisë . Në Bashkinë Gjirokastër ka rreth 8 kilometra kanale kulluese, të cilat janë thelbësore për kullimin e rreth 400 hektarëve tokë bujqësore.
Masat e marra do të ndihmojnë fermerët të përballen më lehtë me sezonin e reshjeve dhe të sigurojnë prodhime më të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
Gazetare:N. Spahiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




