Shiroka merr gjallërinë e dikurshme, pika turistike preferohet për ajrin pastër si dhe ushqimin cilësor

Sociale | 2 vite më parë

Infrastruktura, ajri i pastër, bukuritë e liqenit e kanë bërë pikën turistike të Shirokës një vend të përshtatshëm për turizëm. Dikur, që para çlirimit ajo ishte pika turistike dhe plazhi më i populluar për shkodranët. Pas viteve ’90 ajo pothuajse u braktis, por ka disa vite që ka marrë përsëri gjallërinë dikurshme. Shumë shkodranë nostalgjik shkojnë vazhdimisht atje.

Vendi është ideal për shëtitjet me varkë nëpër liqen,  xhiro me kanoe, aktivitete të ndryshme dhe shëtitje me biçikletë.

Një fundjavë në Shirokë kalohet shumë këndshëm, se, përveç klimës dhe ajrit të pastër që filtrohet nga freskia e liqenit dhe pishat e Taraboshit, ka brenda saj edhe kënaqësinë e të shijuarit të një dreke në lokalet e shumta që janë ndërtuar vitet e fundit në hapësirën turistike të kësaj zone.

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme