Shkodra me turistë edhe në shtator, zonat malore më të preferuara

Sociale | 2 vite më parë

Edhe muaji shtator e ka gjetur qytetin e Shkodrës dhe pikat turistike të saj me turistë të shumtë.

Turistët nuk janë vetëm nga Europa por edhe nga kontinente të tjera si Australia apo Amerika të cilët shprehin përshtypjet e tyre për Shkodrën dhe atraksionet që kanë vizituar.

Ky sezon njihet si ndër më të suksesshmit sa i takon turizmit. Edhe për këtë vit turizmi malor në pika si Thethi apo Lëpusha kanë qenë më të preferuarat për turistët.

Sipas INSTAT, rajoni verior ka patur një rritje impresionuese të turistëve dhe netëve të qëndrimit në stukturat akomoduese gjatë këtij sezoni turistik.

Gazetar: L. Kadija

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme