Në prag të fillimit të shkollës, mësuese Peposhi gati të mirëpresë vogëlushët e klasës së parë

Sociale | 2 vite më parë

Mësuese Manushaqe Peposhi  në shkollën 9 vjeçare Bajram Curri së bashku me koleget e saj tashmë po realizojnë detyrat e fundit para fillimit të vitit të ri shkollor, siç është pajisja e nxënësve me libra.

Këtë vit mësuese Manushaqja ka formuar klasën e parë  për 28 vogëlushe që do të ulen në bankat e shkollës duke  nisur rrugëtimin e dijes me datën 9 shtator. Ajo thotë se pavarësisht viteve të punës serish kërkohet një angazhim maksimal për nxënësit.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndihmuar edhe prindërit  në regjistrimin  e fëmijëve të tyre në portalin e.albania.

Nga ana tjetër ajo thekson se janë  gati për të filluar vitin e ri shkollor. Në shkollën 9 vjeçare Bajram Curri  do të ulen për herë të parë 52 nxënës ndërsa priten dhe të tjera regjistrime deri me datën 4 shtator ndërsa në total do të vijojnë procesin mësimor 486 nxënës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme