Raporti i OBSH: Shumë adoleshentë në Shqipëri po kryejnë marrëdhënie pa u mbrojtur

Sociale | 2 vite më parë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një alarm të ri lidhur me brezin e ri pasi po ndikojnë në rritjen e sëmundjeve seksuale të transmetueshme për shkaka të mospërdorimit të prezervativëve dhe pilulave kontraceptive.

Një raport i ri i OBSH-së paralajmëron se marrëdhëniet seksuale të  pambrojtura mes adoleshentëve po përhapet në mënyrë alarmante në Evropë  me pasoja të imagjinueshme, nga shtatzënitë e padëshiruara deri tek rritja e rrezikut të infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Krahasimi midis të dhënave të publikuara në vitin 2014 dhe atyre që kanë të bëjnë me 2012-2022 nuk lë asnjë dyshim, aq sa OBSH raporton një “rënie të gjerë të përdorimit të prezervativëve “, megjithëse me dallime të qarta midis vendeve të ndryshme.  Përdorimi i kontraceptivëve dhe prezervativëve është mjaft i ulët në Shqipëri sipas raportit të OBSH.

Përdorimi i kontraceptivëve tek vajzat është më i ulët në Shqipëri (24%) dhe më i lartë në Serbi (81%) dhe Moldavi (75%); ndërsa i prezervativëve te djemtë është më i ulët në Suedi (43%) dhe më i lartë në Zvicër (77%).

“Djemtë kishin më shumë gjasa se vajzat të raportonin se kishin pasur marrëdhënie seksuale në moshën 15 vjeçare (20% kundrejt 15%). Dallimi gjinor ishte i rëndësishëm në 22 nga 42 vende dhe rajone, ku dallimet më të mëdha u vërejtën në Shqipëri (30 %) dhe Maqedoninë e Veriut (25 %).   Adoleshentët që raportuan se kishin pasur marrëdhënie seksuale u pyetën nëse kishin përdorur prezervativ në marrëdhënien e fundit. Djemtë kishin më shumë gjasa se vajzat të raportonin përdorimin e prezervativit në marrëdhënien e fundit seksuale (61% kundrejt 57%). Dallimi gjinor ishte i rëndësishëm në 12 nga 42 vende dhe rajone. Diferencat më të mëdha janë vërejtur në Shqipëri (37 pikë %) dhe Malta (22 %). Përdorimi i prezervativit tek vajzat ishte më i ulëti në Shqipëri (24%) dhe më i larti në Serbi (81%) dhe Republikën e Shqipërisë. Përdorimi më i ulët i prezervativit në përgjithësi u raportua në Shqipëri, Danimarkë, Suedia dhe Skoci”, thuhej në raportin e OBSH

Pasojat e kësaj sjellje nga të rinjtë do të jenë tragjike, thotë OBSH, e cila shton se nuk është rastësi që infeksionet seksuale janë në rritje edhe tek të rinjtë.

Marrëdhënia e pambrojtur mund të shkaktojë kushte të shërueshme, si sifilizi dhe gonorrea , dhe të pashërueshme, si papillomavirusi i njeriut (HPV), hepatiti B dhe HIV.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme