Libohovë – Viti i ri shkollor, po shpërndahen tekstet mësimore në qytet dhe në zonat rurale

Që prej datës 26 gusht edhe në bashkinë e Libohovës kanë filluar përgatitjet e ambienteve shkollore për vitin e ri mësimor . Në këtë bashki sipas specialistit të zyrës arsimore Arjan Çano është ndërhyrë në të gjitha shkollat aty ku ka pasur problematika në lidhje me infrastrukturën.
Gjatë kësaj periudhe në këtë bashki po vijon edhe shpërndarja e teksteve shkollore.
Sipas informacioneve të marra nga Zyra Vendore Arsimore Gjirokastër- Libohovë të gjithë nxënësit do të pajisen me libra falas gjithashtu godinat dhe ambientet mësimore do të jenë gati në datën 9 shtator për të mirëpritur të gjithë nxënësit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




