Laguna e Nartës, vizitorët shijojnë pamje spektakolare nga flamingot

E ndodhur në skajin jugor të Ultësirës bregdetare, Laguna e Nartës këtë fillim shtatori ofron pamje mahnitëse. Janë flamingot ngjyrë rozë, banorë të përvitshëm që rikthehen për të pasuruar panoramën e faunës së larmishme në zonë.
Veç ishullit të vogël ku ndodhet Manastiri i Shën Mërisë, kjo lagunë ka edhe një panoramë të mrekullueshme për shkak të gjerësisë së saj duke u kthyer në një pikë të vizitueshme nga turistët.
Natyra në Nartë ofron turizëm të qetë e familjarë ndërsa tërheq vizitore të përditshëm. Manastiri, mbetet një nga vendet më të frekuentuara jo vetëm nga besimtarët.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




