Sëmundjet e syve, nëse nuk trajtohen në kohë mund të shkaktojnë humbje të shikimit

Glaukoma, diabeti retinopatia, katarakti janë këto sëmundje të syve që po prekin më së shumti të rriturit.
Okulisti Kristaq Xhumbi në një intervistë për RTSH pohon se këto sëmundje mund të shkaktojnë dëme të përhershme deri në humbje të shikimit nëse nuk trajtohen në kohë.
Edhe infeksionet e syve kanë qenë një shqetësim mjaft I madh gjatë kësaj vere. Për një shëndet të mirë të syve mjekët apelojnë që të bëhen konsultat dhe vizitat tek specialisti I syve të paktën 2 herë në vit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




