Gjirokastra e lakmuar dhe në vjeshtë, prenotime të shumta për shtatorin dhe tetorin

Sociale | 2 vite më parë

Vera në Gjirokastër ka sjell një numër të lartë turistësh dhe kjo është reflektuar jo vetëm në rrugicat e kalldrëmta që kanë qenë të tej mbushura prej tyre por edhe tek rezervimet që kanë patur njësitë akomoduese.

Administratorët e tyre thonë se këtë vit numri u turistëve ka qenë në rritje dhe se rezervimet vazhdojnë të jenë të larta edhe për muajt e tjerë.

“Për sezonin e vitit 2024-ër, Gjirokastra ka pasur një bum turistësh. Gjirokastra deri në fund të tetorit është pothuajse 80 përqind e populluar nga vizitorë”, shprehen ata.

Rritja e numrit te turistëve ka ndikuar edhe tek rritja e të ardhurave tek ato biznese që operojnë në funksion të turizmit siç janë restorantet hotelet bujtinat etj.

Muajt e verës janë ata që kanë një fluks më te lartë të vizitorëve ne qytetin e gurtë, megjithatë duket se edhe për muajt e tjerë të vitit rezervimet janë në rritje.

Gazetare: Boralda Gjyli

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme