Elina Duni sjell jazz dhe folk në “Shkodra Jazz Festival,” duke krijuar një atmosferë të bukur

Sociale | 2 vite më parë

Ritmet e muzikës Jazz vijuan sërish në sheshin para Bashkisë me qindra qytetarë që iu bashkuan atmosferës së tingujve të “Shkodra Jazz Festival”.

Në këtë natë, Elina Duni & Rob Luft Band prezantuan repertorin e tyre unik që përzien tingujt tradicionalë shqiptarë me Jazz-in bashkëkohor. Menjëherë pas përfundimit, artistja me famë ndërkombëtare, Elina Duni, rrëfen emocionet që mori nga ky koncert në Shkodër.

“Jazz-i  është vërtet një urë lidhëse midis njerëzve dhe kulturave të ndryshme dhe ky miks  që bëjmë ne është shumë i veçantë mes flokut dhe jazz-it dhe njerëzit i shijojnë sepse njohin këngët folk dhe i japin mundësinë njerëzve të  njohin më mirë dhe jazz-in”, u shpreh Elina Duni.

Koncerti do të vijë i plotë në rrjetin e RTSH në ditët në vijim. Nga 12 gushti, “Shkodra Jazz Festival” ka dhuruar atmosferë të bukur në qytet me eventet e “Shkodra Sounds” dhe artistët pjesëmarrës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme