Përgatitjet për vitin e ri shkollor – Ky proces ka filluar më herët në zonat rurale të Gjirokastrës

Në zonat rurale të Gjirokastrës kanë filluar përgatitjet për vitin e ri shkollorë. Në një vëzhgim të bërë në shkollën 9 -vjeçare “Petro Poga” pamë nga afër situatën përgatitore. Sakaq Drejtoresha e kësaj shkolle Valbona Shalari pohoj se pothuajse të gjithë nxënësit janë kompletuar me tekstet shkollore pasi shpërndarja e librave ka nisur me herët.
“Kemi pasur ndihmesë nga drejtoria e arsimit lidhur me infrastrukturën dhe kemi ndarë punën me mësuesit që fëmijët të gjejnë një ambient sa më të ngrohtë në klasa”, tha Shalari.
Edhe në shkollën e Mesme të Bashkuar “Bilal Golemi” kanë filluar përgatitjet që prej datës 26 gusht.
“Janë pastruar dhe rregulluar të gjitha ambientet dhe materialet, librat janë gati për t’u shpërndarë”, tha nëndrejtori Misto Muxhaj.
Sipas informacioneve të marra nga Zyra Vendore Arsimore Gjirokastër- Libohove të gjithë nxënësit do të pajisen me libra falas, gjithashtu godinat dhe ambientet mësimore do të jenë gati në datën 9 shtator për të mirëpritur të gjithë nxënësit.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




