Manastirliu inspekton shkollën e rindërtuar në Picar: 25 shkolla të reja hapin dyert me 9 shtator

Sociale | 2 vite më parë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte në shkollën e Picarit, e cila ka përfunduar procesin e rindërtimit dhe është gati të hapë dyert më 9 shtator.

Kjo shkollë ka ndryshuar tërësisht pamje, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke ofruar kushte moderne për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.

Duke folur për rëndësinë e këtij investimi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu theksoi se kjo shkollë u bë falë programit të rindërtimit.

“Kjo është një shkollë e cila u premtua dhe u bë, falë programit të rindërtimit. Mbështetja tani e fëmijëve për të rritur aftësitë dhe kompetencat e tyre është prioritare. Ne do të vijojmë të mbështesim nxënësit dhe mësuesit, përmes trajnimeve dhe përmirësimit të kushteve të punës. Kjo është një punë që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve, komunitet, prindër dhe mësues.”

Ministrja Manastirliu ndoqi edhe procesin e shpërndarjes së librave shkollorë falas për nxënësit e shkollës së Picarit, një mbështetje kjo edhe për vetë familjet e tyre.

“Është një nismë që lehtëson buxhetet familjare, veçanërisht për kategoritë në nevojë. MAS po monitoron të gjithë procesin e shpërndarjes së teksteve, për t’u siguruar që ato të jenë në duart e nxënësve përpara fillimit të vitit të ri shkollor”, tha Manastirliu.

Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon angazhimin e saj për përmirësimin e kushteve por dhe pajisjen e nxënësve me të gjithë bazën didaktike, për të siguruar që me 9 shtator shkollat të jetë gati për të mirëpritur nxënësit dhe mësuesit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme