Familjet në nevojë, mbi 12 mijë familje kanë përfituar kompensim të faturave të ujit prej muajit mars

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka kompensuar faturën e ujit për kategoritë e familjeve në nevojë. Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur të shtunën se, prej muajit mars 12,324 familje kanë përfituar kompensim të faturave. Janë gjithsej 12.5 milionë lekë të kompensuara deri në muajin korrik. Balluku theksoi se ka pasur 100% kompensim deri në sasinë 5 m³/muaj.
Qytetarët që i përkasin kategorive në nevojë mund të kontaktojnë Shoqëritë Ujësjellës-Kanalizime për informacion të mëtejshëm, shtoi zv/kryeministrja.
Sa i përket kategorive në nevojë që përfitojnë nga subvencionimi, përfshihen familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme, jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore, prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë, viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre, viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




