Ervin Daja, 12 vite si guidë turistike- Udhërrëfyes edhe në qytetin e UNESCO-s, Gjirokastër

Sociale | 2 vite më parë

Ervin Daja, 42 vjeç nga Tirana, ka 12 vite që punon si guidë turistike, një profesion që e ka bërë pjesë të pandashme të jetës së tij.

Ai udhëheq grupe turistësh në destinacione të ndryshme në Shqipëri, por një prej qyteteve që viziton më shpesh është Gjirokastra, qyteti i listuar si trashëgimi botërore nga UNESCO. 

Për Ervinin, sfidat më të mëdha të këtij profesioni lidhen me largësinë nga familja, një sakrificë që ai e bën çdo ditë. Megjithatë, ai shprehet se puna si guidë turistike i ofron emocione të veçanta, duke e bërë atë të ndiejë një lidhje të fortë me historinë dhe kulturën e vendit.

“Emocionet janë të ndryshme, me vështirësitë qe veta që ka. Tani jam mësuar me këtë punë, por gjatë verës më mungon familja”, shprehet ai.

Ai ua sugjeron të rinjve të marrin në konsideratë punën në sektorin e turizmit, duke theksuar se është një fushë me shumë potencial për zhvillim personal dhe profesional.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme