Japoni, në 2024 të paktë 40 000 persona vdiqën të vetmuar

Sociale | 2 vite më parë

Pothuajse 40 000 japonezë njerëz vdiqën të vetmuar në shtëpitë e tyre në Japoni gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, tregon një raport nga policia e vendit, sipas BBC.

”Nga ky numër, gati 4 000 prej tyre u zbuluan më shumë se një muaj pasi vdiqën, dhe 130 kufoma mbetën të pagjetura për një vit të tërë përpara se të gjendeshin”, sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë.

Japonia aktualisht ka popullsinë më të moshuar në botë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Në fillim të këtij viti, Instituti Kombëtar Japonez i Kërkimeve të Popullsisë dhe Sigurimeve Shoqërore, tha se numri i qytetarëve të moshuar (të moshës 65 vjeç e lart) që jetojnë vetëm pritet të arrijë në 10,8 milionë deri në vitin 2050.

Numri i përgjithshëm i familjeve me një person vlerësohet të arrijë në 23,3 milionë në të njëjtin vit.

Në prill, qeveria japoneze prezantoi një projektligj që trajton problemin e vetmisë dhe izolimit prej dekadash të vendit, të shkaktuar pjesërisht nga plakja e popullsisë së vendit.

Japonia është përpjekur prej kohësh të kundërshtojë popullsinë e saj në plakje dhe në rënie, por ndryshimi po bëhet i vështirë për ta menaxhuar nga vendi.

Vitin e kaluar, kryeministri Fumio Kishida tha se vendi i tij është në prag të pamundësisë për të funksionuar si shoqëri për shkak të rënies së lindshmërisë.

Disa vende fqinje po përballen me sfida të ngjashme demografike.

Në vitin 2022, popullsia e Kinës ra për herë të parë që nga viti 1961, ndërsa Koreja e Jugut ka raportuar vazhdimisht shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme