Dëmtohet ura e Boboshticës, Bashkia Korçë nis ndërhyrjen për rehabilitimin e saj

Ura që lidh rrugën hyrëse të fshatit Boboshticë pësoi dëmtime si pasojë e gërryerjeve nga uji i përroit. Për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të saj si dhe për të ofruar siguri maksimale për kalimin e automjeteve përgjatë saj, bashkia e Korçës nisi menjëherë ndërhyrjen.
Puna konsiston në zëvendësimin e gurëve të rënë në këmbët e urës si dhe në ndërtimin e një muri mbrojtës me beton në lartësinë 1 m e cila do të sigurojë këmbët e kësaj ure. Punimet parashikohet të zgjasin disa ditë. Kjo urë me qemer i përket shek. XIX.
Rehabilitimi i kësaj ure do të lehtësojë lëvizjen për rreth 450 banorë të këtij fshati por edhe për vizitorët që ndalen për të vizituar këtë turistik dhe e zgjedhin prej terrenit të pasur, bimësisë së larmishme, ajrit të pastër, elementë këto që i falin pushuesve një oazë të vërtetë qetësie larg zhurmës së qyteteve por dhe kuzhinës tradicionale.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




