Vala e të nxehtit, bashkia e Tiranës ndihmon të pastrehët. Veliaj: Strehim në Qendra Sociale

Sociale | 2 vite më parë

Të pastrehët janë ndër më të rrezikuarit në këtë valë të nxehti që ka shoqëruar Tiranën përgjatë verës pasi janë më të ekspozuar në diell.

Ekipet e punës në bashkinë e Tiranës kanë ndërmarrë veprime të shpejta për t’u ardhur në ndihmë. Fillimisht u kanë ofruar ndihmë shëndetësore të pastrehëve dhe më pas i kanë shoqëruar për në Qendra Sociale të ngritura nga Bashkia Tiranë. 

“Fokus në këto ditë të nxehta vere, është edhe monitorimi i territorit për qytetarë të gjendur në situatë rruge, në kushte të vështira. Për çdo rast të konstatimit, u ofrohet ndihma shëndetësore nëse kanë nevojë, si dhe së bashku me  specialistët e Shërbimit Social, shoqërohen për në Qendrat Sociale të ngritura nga Bashkia Tiranë, për këtë kategori qytetarësh ku gjejnë gjithmonë ushqim të freskët, kushte dhe trajtim dinjitoz”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa ka ndarë pamje nga ekipet e punës në terren.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme