“Varg Festival” ndalon në Shkodër, muzeu Historik priti natën e parë të edicionit të dytë

Sociale | 2 vite më parë

Udhëtoi në disa qytete të vendit, për t’u ndalur në Shkodër. Muzeu Historik priti natën e parë të manifestit letrar “Varg Festival”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Poezia, proza bashkëkohore dhe letërsia erdhën përmes emrave të njohur dhe të rinj si: Arjola Zadrima, Suad Arilla, Klevisa Bardeli dhe Behar Jacaj.

Për drejtuesen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, “Varg Festival” është promovues i letërsisë së mirë.

“Varg Festival” do të vijojë edhe me një natë tjetër, po në Muzeun Historik të Shkodrës, ku do të jenë të ftuar të tjerë emra të spikatur të letërsisë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme