Saranda, destinacion i preferuar veror, 125 mijë turistë gjatë gushtit

Porti i Sarandës, i njohur si “porta” e jugut e Shqipërisë, vazhdon të jetë një nyje kryesore për turistët që vizitojnë jugun e Shqipërisë. Që nga fillimi i gushtit e deri më sot, ky port ka mirëpritur dhe përcjellë mbi 125 mijë turistë nga vende të ndryshme të botës. Turistët shprehen të kënaqur me plazhet e kristalta dhe bukuritë natyrore që ofron Saranda.
“Vij nga Italia, zgjodhëm Sarandën se më pas do shkojmë në Korfuz. Saranda është shumë e bukur. Është pak e ngarkuar në këtë periudhë, por është e këndshme për të kaluar pushimet”, tha një turiste.
“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe do qëndrojmë disa ditë në Sarandë. Na e kanë rekomanduar disa miq nga SHBA. Është një qytet i këndshëm, jeta e natës kalohet bukur dhe deti është perfekt”, u shpreh një turist.
“Jam nga Kolumbia, zgjodha të vij në Sarandë pasi bëra disa kërkime se ku mund të vija në Shqipëri, jam e kënaqur me zgjedhjen që kam bërë. Deti ka ujë kristal është fantastik”, tha një tjetër turiste.
Porti i Sarandës vazhdon të luajë një rol kyç në turizmin e jugut, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj që kërkojnë bukuritë unike të këtij destinacioni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




