Ministrja Koçiu: Projekti i ri për Spitalin Psikiatrik në Elbasan

Sociale | 2 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga projekti i ri i Spitalit të ri Psikiatrik.

“Një strukturë e re jo vetëm moderne, por edhe funksionale sipas koncepteve bashkëkohore të menaxhimit spitalor. Godina do të jetë prej 3270 m² dhe do të akomodojë 70-80 pacientë, me 26 dhoma, 2 mensa e 2 dhoma rekreacioni”, tha Koçiu.

“Mbetemi të angazhuar për të investuar në shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve. Shëndeti mendor është një prioritet kritik për shoqërinë në tërësi”.

Përveç investimit në infrastrukturë, mobilim dhe pajisje, për MSHMS është e rëndësishme që të vijohet edhe investimi në kapacitete humane, që do të thotë në trajtimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafeve që shërbejnë në këto struktura spitalore me protokolle shëndetësore të miratuara tashmë.

Spitali Psikiatrik i Elbasanit, Spitali Psikiatrik i Vlorës dhe 60 qendra shëndetësore i shtohen infrastrukturës shëndetësore tërësisht të rehabilituar dhe që do të përfundohen brenda vitit 2024, investime të buxhetit të shtetit, por dhe me mbështetjen e Bankës Botërore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme