Ministri Manja: Përfitoni nga ndihma juridike falas!

Sociale | 2 vite më parë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ftoi qytetarët që kanë nevojë për ndihmë juridike dhe e kanë të pamundur ta përballojnë ekonomikisht, ose janë subjekt i ligjit 111/2017, mund ta përfitojnë falas përmes skuadrave të Ndihmës Juridike Falas.
Ministri theksoi se, ky shërbim është i pranishëm në të gjithë Shqipërinë për të gjitha ata që i nevojitet ndihmë juridike falas apo avokat falas për proces gjyqësor.

Qytetarët duhet të paraqiten pranë 20 qendrave të shërbimit të ndihmës juridike parësore (në Tiranë, Lushnjë, Durrës, Lezhë, Pogradec, Vlorë, Dibër, Kukës, Korçë, Berat, Elbasan, Shkodër, Tropojë, Përmet, Pukë, Mat, Kavajë, Kurbin, Gjirokastër dhe Fier).

Nga kjo ndihmë përfitojnë qytetarët pa të ardhura dhe pasuri të mjaftueshme. Viktimat e dhunës në familje; Viktimat e abuzuar seksualisht. Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore. Viktimat e mitur, të miturit në konflikt me ligjin. Fëmijët të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore. Personat që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit. Personat, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale, etj.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme