Gjirokastër, rriten vizitorët në Gusht investimet e reja në akomodim rritën kapacitetet pritëse

Në një kohë kur më së shumti preferohen destinacionet bregdetare, qyteti i gurtë ka arritur të tërheqë interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj por edhe agjencive turistike, duke u bërë një destinacion i preferuar edhe gjatë pikut të sezonit veror. Kjo rritje e vizitueshmërisë tregon për potencialin e jashtëzakonshëm të Gjirokastrës, që vazhdon të tërheqë turistë pavarësisht konkurrencës nga zonat bregdetare, ndërsa ka përmbushur edhe pritshmëritë edhe të subjekteve që operojë në sektorin e turizmit
“Ka pasur një shtim të vizitorëve të huaj ku muaji gusht vazhdon të mbahet edhe nga agjencitë turistike”, tha Maksim Hoxha, Kreu i dhomës së tregëtisë dhe industrisë në Gjirokastër.
Një ndikim i rëndësishëm i këtij fluksi turistësh ka qenë nxitja e qytetarëve për të investuar në hapjen e bizneseve të reja, veçanërisht në fushën e akomodimit. Restaurimi i shtëpive karakteristike ka sjellë një rritje të kapaciteteve pritëse dhe një përmirësim të ofertës turistike të qytetit.
“Qytetarët gjirokastrit duke parë prurjet që turizmi sjell nga viti në vit kanë investuar nëpër bujtina”, u shpreh Hoxha.
Nga fillimi i këtij viti e deri tani, Gjirokastra ka mirëpritur rreth 200 mijë turistë, duke konfirmuar statusin e saj si një destinacion tërheqës, që tërheq vizitorë nga e gjithë bota për kulturën, historinë dhe bukuritë e saj unike.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




