Pashka e Verës në Apolloni, besimtarët luten për një vjeshtë të begatë e të paqtë

Sociale | 2 vite më parë

Festimet e Pashkës së Verës kanë bërë bashkë turistë e besimtarë në Apoloninë e Ilirisë në kishën e Shën Mërisë Pojan. Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, hirësia e tij Imzot Nikolla nga kisha e Shën Mërisë në Apoloni apelon për më shume gëzim në familjet shqiptare duke e parë familjen si një kishëz të vogël.

“Pashka e Verës është një festë e gëzueshme për të gjithë të krishterët ortodoksë. Çdo familje duhet të jetë një vatër besimi, një kishëz e vogël për të përballuar sfidat e përditshme dhe për t’i dhënë atyre shpresë në jetë” tha Imzot Nikolla.

Festimet e Pashkës së Verës janë edhe gëzimi për një vjeshtë me bollëk dhe ngrohtësi mes njerëzve.

Kjo festë e pagëzuar në mesin e viteve 800 si Pashka e Verës, dita e ngjitjes së hyjneshës Mari në qiell për të gjithë besimtarët ortodoksë.

Banorët e zonës vijojnë festimet në mjediset familjare dhe një rit i hershëm pagan vijon të kryhet në edhe në det me kalimin e dallgëve të detit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme