Aplikimet në Universitetin e Arteve – Në datën 19 gusht nis konkursi, 80% e kuotave janë plotësuar

Ka nisur procesi i aplikimit për kandidatët për konkursin e pranimit Në Universitetin e Arteve. Aplikimet të cilat kanë nisur në 12 gusht do të vijojnë deri në datën 18 ndërsa në datën 19 do të nis konkursi i pranimit i cili do të zgjasë 3 ditë.
Përgjegjësi i Departamentit të Arteve të Aplikuara, Ermir Hoxha tha se rreth 80 përqind e kuotave deri më tani janë plotësuar, teksa degët të cilat preferohen më tepër nga studentët janë ato të cilat kanë edhe mundësi punësimi në tregun e punës.
“Degët që zgjidhen më shumë janë ato të cilat ofrojnë një [përqasje më pozitive drejt tregut të punës”, tha ai.
Skulptura mbetet më pak e preferuar krahasuar me degët e tjera, Hoxha rendit disa prej arsyeve.
“Skulptura, mbetet dega që ka pasur më pak preferenca pasi është një medium e cila kërkon forcë fizike dhe impenjim më të madh”, tha Hoxha.
Në Universitetin e Arteve asnjë prej degëve nuk rrezikon të mbyllet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




