Elbasan – Shteti në ndihmë të fermerëve, ndërhyrje në infrastrukturën rrugore dhe vaditëse

Investime në interes të fermerëve janë realizuar kohët e fundit në njësite administrative Shirgjan dhe Gjergjan te Elbasanit.
Kanalet e reja vaditëse te rikonstruktuara si dhe rrugët e brendshme te fermave u sigurojnë fermerëve kushte më të mira për të ujitur kulturat bujqësore si dhe për të lëvizur me mjete në brendësi të mjediseve të serave apo në fushë të hapur.
Ujitja për një sipërfaqe të madhe të tokave, konsiderohet një problem i zgjidhur për fermerët e këtyre zonave.
Nga ana tjetër, fale një investimi nga qeveria shqiptare përmes një investimi prej 2 miliardë lekësh është bërë e mundur një rrugë me gjatësi 7. 2 kilometër që lehtëson lëvizjet dhe punën e fermerëve brenda fermave të tyre si dhe I ndihmon ata për të dalë në treg.
Gjatë viteve të fundit 3600 fermerë të këtyre zonave janë subvencionuar nga skemat mbështetëse të shtetit shqiptar për bujqësinë duke nisur nga nafta e deri tek materialet bazë të serave që përbëjnë një nga burimet kryesore të të ardhurave ekonomike të banorëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




