Stina e përgatitjes së zahireve – 84-vjeçarja, Xhevahire Xhiku ruan traditën e amvisave gjirokastrite

Stina e përgatitjes së zahireve, 84-vjeçarja Xhevahire Xhiku, ruan traditën e amvisave gjirokastrite
Përgatitja e zahireve të dimrit ka qenë një traditë e hershme që çdo familje gjirokastrite e kanë praktikuar. Në Gjirokastër, gatimet tradicionale mbushnin tryezën duke u konsideruar si ushqime të shijshme dhe të sigurta për t’u konsumuar.
Xhevahire Xhiku është amvisa 84-vjeçare nga Dunavati që i ka nisur përgatitjet e zahireve të dimrit që prej muajit qershor.
Meraku më i madh i amvisës është që kjo traditë e vjetër të ruajtur nga të rinjtë.
“Duhen ruajtur tw gjitha, veç tw mira ke. Patjetwr qw kur i bwn me duar janw mw tw mira”, shprehet ajo.
Përgatitja e zahireve të dimrit dikur bëhej në masë nga amvisat e Gjirokastrës, pavarësisht që kjo traditë ka filluar të zbehet, më së shumti po ruhet nga zonjat e moshës së tretë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




