Virusi i Nilit – Stafet shëndetësore të Elbasanit në gatishmëri, bashkia nis dezinsektimin

Sociale | 2 vite më parë

Virusi i Nilit perëndimor ka vënë në gatishmëri stafet mjekësore në qarkun e Elbasanit. Megjithëse nuk janë vënë re raste të infektimit, kjo nuk e përjashton mundësinë në ditët në vijim kur banorët kanë populluar bregdetin.

Përballë këtij virusi i cili nuk shfaq shenja të theksuara klinike, trajnimi i stafit shëndetësor është prioritar.

Mjekët apelojnë se qytetarët duhet të bëjnë kujdes jo vetëm në zonat bregdetare por edhe ne zonat bujqësore ku pickimi nga mushkonjat është gjithashtu i përhapur.

“Ngelet gjithmonë e domosdoshme që personat të jenë alert, sidomos ata që lëvizin në ambjente ku ka mushkonja. Të mundohen t’i shmangen këtyre ambienteve, të ruajnë edhe ambjentin e shtëpisë me qëllim largimin e mushkonjave”, tha mjekja epidemiologe, Erleta Hila.

Veç punës së stafeve mjekësore  Bashkia e Elbasanit është duke marrë masat për të filluar dezinsektimin e zonave të ndryshme urbane, për të bërë të mundur uljen e rrezikut nga pickimi i mushkonjave.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme