Ka lexuar mbi 300 tituj librash – 16 vjeçarja, Aleksandra Pano ka publikuar 3 romane

Sociale | 2 vite më parë

16 vjeçarja Aleksandra Pano, është një shkrimtare e re e cila premton shumë për të ardhmen. Deri më tani ajo ka botuar 3 romane për fëmijë, teksa shumë shpejt do të botohet edhe romani i katërt.

Shënimet në ditar ishin pikënisja e një rrugëtimi të gjatë  të bukur e plot sfida në fushën e letërsisë për Aleksandrën e cila lidhjen me shkrimin e pati që në moshën 10 vjeçare.

Edhe pse adoleshente synimi i saj është i qartë dhe lidhet ngutësisht me shkrimin, ajo tregon me pasion dhe krenari për librat dhe po ashtu zbulon mendimet apo edhe kritikat e bashkëmoshatarëve të saj.

Mbështetja më e madhe për Aleksandrën janë prindërit, të cilët e shoqërojnë kudo. Ata janë lexuesit dhe kritikët e saj të parë.

Për Aleksandrën, stina e verës nuk është sezon pushimi, pasi ajo e shfrytëzon kohën për të lexuar tituj të ndryshëm. Aleksandra tregon se ka lexuar mbi  300 libra. Por sa lexojnë bashkëmoshatarët e saj, Aleksandra e ka një përgjigje.

“Përsa i përket pjesës së leximit, të jem e sinqertë shumicën e librave, sidomos ato të programit shkollorë mendoj se shumica nuk i lexon se ka dëshirë, por thjesht se e kanë pjesë të programit dhe duhen lexuar me patjetër. Por ka edhe bashkëmoshatare të miat që lexojnë libra jashtëshkollore , me ato bëj biseda të ndryshme”, shprehet ajo.

E re në moshë, por edhe në botë e letërsisë, Aleksandra premton për vazhdimësi në shkrimin e romaneve për të rinjtë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme