Arsimi Profesional në Elbasan, interes i lartë për t’u regjistruar në shkollën që të jep zanat

Sociale | 2 vite më parë

Një zanat i marrë sot, mund të jetë një investim i mirë për punën tënde nesër. Kjo I ka nxitur së tepërmi nxënësit e Elbasanit për tu regjistruar në shkollën e arsimit profesional.

Gati dy muaj nga mbyllja e këtij procesit të regjistrimit vërehet një numër i kënaqshëm i nxënësve që duan të ndjekin degët e teknologjisë së informacionit, shërbime mjete transporti dhe hoteleri turizëm.

Po cilat janë arsyet që nxënësit zgjedhin arsimin profesional?,

Drejtori i shkollës së mesme në Elbasan Leonidha Haxhinikolla shprehet se “ Profesioni i siguron një vend punësimi më të sigurt në jetë. Nxënësit kanë mundësi të punësohen edhe gjatë studimeve”.

Mjaft nxënës vijnë vinë edhe nga rrethet të tjera për ta ndjekur shkollën në Elbasan, ndërsa avantazh përbën fakti se diploma njihet edhe jashtë vendit.

Për të gjithë ata të rinj dhe prindër të cilët nuk janë ende të sigurtë në zgjedhjen e tyre vjen një mesazh.

Regjistrimet kanë nisur më 8 korrik dhe mbyllen më 30 shtator. Ky proces kryhet online, por edhe duke u paraqitur fizikisht në mjediset e shkollës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme