Kurset e formimit profesional në Gjirokastër, 100 kursantë të certifikuar janar – qershor

Sociale | 2 vite më parë

Punësimi i të rinjve përmes marrjes së një profesioni është qëllimi i çeljes së kurseve nga  Qendra  e  Formimit Profesional në Gjirokastër.

Vetëm gjatë periudhës janar- qershor rezultojnë të jenë certifikuar  nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, pas 3 muajve e gjysëm frekuentim në disa të tillë, 100 kursantë nga rajoni jugor.

Po cilat janë moshat më të interesuara për të ndjekur këto kurse?

“Mosha më e interesuar për të ndjekur këto kurse është mosha nga 30 deri në 35 vjeç të cilët vijnë nga qarku i Gjirokastrës, Tepelenë, Këlcyrë , Dropull e të tjera. Kjo moshë është ajo që i përshtatet më shumë tregut të punës”, tregon Drejtoresha, Qendra e Formimit Profesional në Gjirokastër, Mira Lapa.

Mes 40 kurseve që ofron Qendra  e  Formimit Profesional në Gjirokastër një pjesë të mirë e zënë ato të fushës së ndërtimit si pllakashtrues, saldim, hekurkthyes, gurgdhendje, karpentier  etj. Certifikata e marrë pas përfundimit të këtyre kurseve është e vlefshme dhe në tregun e huaj.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme