Alpet shqiptare dominohen nga turistët e huaj – Lugina e Valbonës, më e preferuara

Jo vetëm turistë vendas por sidomos ato të huaj po shfaqin interes të lartë për të vizituar alpet shqiptare. Turoperatorët tregojnë se nga cilat shtete vijnë më shumë.
“Më shumë punojmë me të huaj si francezë, italianë, spanjollë por këto 2 vitet e fundit janë ka edhe nga Dubai apo India”, shprehet turoperatorja.
Lugina e Valbonës, perla e bukurisë natyrore është një nga destinacionet kryesor për vizitorët, të cilët bëjnë apel për përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëmbajtjen e mjedisit.
Turistët nga e gjithë bota që vizitojnë Luginën e Valbonës në të katër stinët e vitit duket se u pëlqen gjithçka që ofron natyra. Por sugjerojnë që të ruhet kjo natyrë e virgjër dhe ndërtesat e vjetra që të shëtisin në historinë e zonës.
“Më pëlqen çdo gjë këtu, natyra, njerëzit, ushqimi i mrekullueshëm. Unë mendoj se ju nevojitet të ruani kulturën. Është shumë e rëndësishme sepse njerëzit që do të vijnë këtu pas 20 vitesh do të jenë në kërkim të natyrës, njerëzve të mirë dhe historisë së këtyre ndërtesave të vjetra”, shprehet turisti.
Gjatë sezonit të shkuar turistik, Lugina e Valbonës u vizitua nga më shumë se 80 mijë turistë, shifër që këtë vit pritet të tejkalohet, një tregues ky i shtimit të numrit të turistëve nga viti në vit.
Gazetar: B. Gërmizi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




