Shkodër – Rriten aplikimet për dokumente biometrike, kërkesat më të larta nga emigrantët

Muaji gusht shënon edhe fluksin më të lartë të kërkesave për tu pajisur me dokumente biometrike si karta apo pasaporta në Shkodër.
Janë kryesisht emigrantët që shfrytëzojnë edhe ditët e pushimit të cilat po i kalojnë në vendlindje për tu pajisur edhe me dokumentet identifikuese
Sipas qytetarëve shërbimi i ofruar pranë këtyre sporteleve është korrekt dhe i shpejtë duke evituar në këtë mënyrë edhe radhët e pritjeve.
“Shërbimi shumë i mirë, mbarova punë shumë shpejt, vajzat shumë të sjellshme”, shprehen ata.
Masat e marra nga zyrave të aplikimit për karta ID dhe pasaporta duket se po lehtësojnë edhe fluksin e aplikimeve, të cilat gjatë kësaj kohe janë shtuar ndjeshëm.
Aplikimi për dokumente biometrik bëhet në zyrën ku qytetaret janë banor, duke u paraqitur me një kupon të blerë në zyrën e Postës Shqiptare. Ndërsa riaplikimi mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.
Përmes kartës biometrike përfitohen shërbime online, por edhe mundësia për të udhëtuar në vendet e rajonit me të cilat shteti ynë ka marrëveshje.
Gazetar: Luan Kadija
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




