Zhvillimi i turizmit rural në Tepelenë

Shtegëtimi i bagtëtive nga stanet drejt kullotave përgjatë gjithë vitit, është një rit i lashtë i blegtorëve, në gjithë bashkitë e jugut. Pritet që shumë shpejt ai të përfshihet në projekte të përbashkëta mes Fondit Shqiptarë të Zhvillimit dhe disa bashkive.
Një prej tyre është edhe Bashkia e Tepelenës. Sipas kryetarit Tërmet Peçi shtegëtimi i bagëtive dhe zhvillimi blegtorisë, bujqësisë dhe turizmit malor janë të lidhura ngushtë edhe më përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Projekte të shumta janë realizuar në këtë drejtim , por më i fundit që pritet të marrë dritën jeshile të miratimit dhe më pas të finacimit është dhe ai që shtrihet nga malet e Kurveleshit deri në bregdet.
Përveç zonave rurale edhe infrastruktura në qytetin e Tepelenës ka përmirësime të dukshme dhe falë bashkëpunimit dhe finacimit të projekteve nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




