Shërbime të reja në e-Albania për punësimin e shtetasve të huaj në Shqipëri

Sociale | 2 vite më parë

Portali e-Albania ka ofruar dy shërbime të reja për punësimin e shtetasve të huaj në Shqipëri. 

Ato ofrohen në platformën e-Albania, për paketën e “Lejes Unike” një dokument i domosdoshëm për qëndrimin dhe punësimin e shtetasve të huaj në Shqipëri.

Përmes e- Albanias bizneset mund të aplikojnë në çdo kohë për kërkesat e tyre:”Vlerësim paraprak për aplikim për Leje Unike” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… që konfimon besueshmërinë e subjektit sa i takon precedentëve, të mëparshëm të punësimit dhe largimit të shtetasve të huaj nga këto subjekte. 

Pasi subjekti të jetë pajisur me vlerësimin paraprak pozitiv, mund të vijojë me aplikimin dytë.  “Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16407″

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, duke e cilësuar si një lajm të mirë për bizneset tha se bëhet fjalë për një procedurë e thjeshtë dhe transparente në një aplikim që kryhet brenda pak minutave e-Albania.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme