Plazhi publik i Vlorës i frekuentuar nga vlonjatët, por dhe pushues nga qytete të ndryshme

Sociale | 2 vite më parë

Plazhi publik i Vlorës i frekuentuar nga vlonjatët, por dhe pushues nga qytete të ndryshme

Vlonjatët kanë fatin të shijojnë detin e bregun e tij në 12 muaj të vitit. Me t’u ngritur temperaturat, një pjesë të mirë të ditës e kalojnë aty. Këtë vit kanë edhe më shumë hapësira publike, edhe më shumë mundësi dhe infrastrukturë të përmirësuar:

“Jemi nga Ukraina, dhe kemi ardhur me pushime. Çmimet janë normale. Kemi zgjedhur plazhin publik dhe jemi të kënaqur ,me çfarë gjetëm këtu”, shprehet turisti.

Këto kushte më të mira, i kanë rikthyer pushuesit pranë plazhit publik, por të shumtë janë ata që thonë se vetë qytetarët duhet të ndërgjegjësohen më shumë dhe t’i ruajnë investimet, pasi edhe një vit më parë bashkia vendosi çadra e shezlongë në këtë zonë, ndërsa u thyen të gjitha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme