Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e pediatrisë – 350 vizita në 24 orë

Sociale | 2 vite më parë

350 fëmijë i janë drejtuar në 24 orët e fundit urgjencës pediatrike të QSUT-së për ndihmë mjekësore. Gastroenterite të shoqëruara me temperaturë dominuese në disa ditë por edhe infeksione respritore të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes aspak të zakonshme për sezonin veror, kanë qenë shqetësimet  kryesore.

“Përveç infeksioneve gastrointerstinale, ajo që kemi vënë re gjatë kësaj periudhe ka qenë dhe një predominancë dhe infeksione repiratore që ndryshe nga herët e tjera ku piku i këtyre infeksioneve nuk është karakteristike e stinës”, u shpreh pediatria e urgjencës ne  QSUT, Erigena Neziri.

Mjekët e këtij shërbimi thonë se fëmijët gjatë muajit korrik u preken edhe nga COVID dhe për shkak të numrit në rritje të infektimeve , nëpër spitale do të rifuten sërish testet e COVID.

Paraditja shënon një fluks më të ulët se pasditja ku rëndesa vjen e shtohet gjatë natës. Mjekët e këtij shërbimi këshillojnë prindërit të mbajnë kontakte me mjekët e familjes dhe të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe kopshte pa u shëruar plotësisht.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme