Nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë

Sociale | 2 vite më parë

 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi nisjen e shpërndarjes së teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporëu.

Zoti Hasani lajmëroi se rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale të “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli I dhe II, janë dërguar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Ministria për Evropën dhe punët e Jashtme është e angazhuar që shumë shpejt, të përfundojë procesi i unifikimit të teksteve të përbashkëta, për “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli III, theksoi ministri Hasani.

Hasani nënvizoi se, tekstet e tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, mund të lexohen dhe shkarkohen falas në faqen zyrtare: www.qbd.gov.al.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme