Shtrohet kalldrëm në Korçë, kryebashkiaku inspekton punimet

Rruga “Sofokli Maliqari” në lagjen 3 të qytetit të Korçës i është nënshtruar rikonstruksionit nga ana e punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.
Kjo rrugë është duke u shtruar me kalldrëm duke iu përshtatur edhe fizionomisë së të gjithë lagjes si një nga zonat karakteristike të qytetit të Korçës.
Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka inspektuar punimet që janë duke u kryer duke u shprehur se kjo ndërhyrje ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e vetë banorëve.
“Janë punime që po kryhen pas ndërhyrjeve edhe në rrjetin e kanalizimeve. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme na banorët për rikonstruktimin e kësaj rruge. Jam shumë i kënaqur që edhe këtë kërkesë po mundemi ta realizojmë”, tha Filo.
Edhe për banorët kjo ndërhyrje ka qenë e domosdoshme.
Gjatë këtij viti bashkia ka punuar për rikonstruksionin e disa rrugëve ndërmjet zonës këmbësore dhe shkollës Themistokli Gërmenji me sipërfaqe mbi 2000 m2, shtrimin me pllaka të trotuareve në rrugën Viktor Eftimiu me sipërfaqe mbi 4000 m2, ndërsa pritet ndërhyrja edhe në zona të tjera.
Gazetare: Kostanca Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




