Zhvillimi i turizmit në Dropull, banorët investojnë në struktura akomoduese

Sociale | 2 vite më parë

Zhvillimi i turizmit në Dropull po nxit çeljen e bizneseve të reja kryesisht në sektorin e shërbimit dhe akomodimit për vizitorët vendas dhe të huaj Sipas përfaqësuesve të zyrës së tatim taksave në bashkinë Dropull së fundmi janë çelur 4 biznese të reja akomoduese, ndërsa sipas tyre banorët po investojnë edhe për zgjerimin e llojit të produkteve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për turistët. “Deri tani janë regjistruar 3 biznese të vogla dhe një i madh”

Për investitorët e rinj që duan të investojnë në sektorin e turizmit Bashkia Dropull ka krijuar një sërë lehtësisht. “Prioritet është afrimi i të rinjtë që të merren me strukturat akomoduese për t’i dhënë zhvillim vendit në zonën tonë”.

Tashmë turizmi është kthyer në prioritet të bashkisë Dropull ndërsa synohet që të kthehet në një ndër atraksionet e preferuara të vizitorëve në rajonin Jugor .Ndërsa në tre muajt e fundit sipas të dhënave kjo bashki është vizituar nga rreth 30 000 turistë .

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme