70 paciente ne dite marrin shërbim mjekësor, temperaturat e larta shtojnë numrin e pacientëve në spitali Krumë

Sociale | 2 vite më parë

Prej ditësh dhjetëra qytetarë të zonave të ndryshme të Hasit janë paraqitur në urgjencën e spitalit bashkiak për të marrë ndihmë mjekësore si pasojë e të nxehtit dhe ardhjes së emigrantëve.

Fluksi i lartë sipas mjekut Seit Jaku ka qenë edhe në fillim të javës ku janë paraqitur mbi 70 persona.

“Këto ditë janë paraqitur rreth 20-30 fëmijë që kanë marrë shërbim, ndërkohë pranë urgjencës së spitalit kanë marrë shërbim rreth 70 pacientë”, tha mjeku Seit Jaku.

Ndonëse nuk janë të konfirmuara zyrtarisht sipas mjekut Jaku mund të kemi edhe prani të COVIDIT në Has.

Në këto kushte, mjekët bëjnë për kujdes të shtuar dhe shmangie të lëvizjes në orët e pikut të vapës pasi temperaturat e larta do të na shoqërojnë përgjatë gjithë javës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme