Infeksioni i veshit i shkoi në gjak, notarja Djarmati: Ja gara që do të marr pjesë, jam e emocionuar

Sociale | 2 vite më parë

Notaren Luna Djarmati nuk e ndali as infeksioni i veshit që e detyroi të qëndronte 2 javë në spital. Në një nga pishinat në kryeqytet, për mikrofonin e “Jetë shqiptare”, notarja u shpreh e gëzuar për rikthimin në pishina pas ndalimit të detyruar.

Ajo tregoi se ka marrë pjesë na gara në Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe në Kroaci ndërsa theksoi se do të kishte shumë dëshirë që një ditë të përfaqësonte denjësisht vendin e saj.   

“Unë kam pasur probleme me infeksionet e veshit i cili u përkeqësua aq shumë derisa hyri në gjak dhe mu desh të rrija 2 javë në spital. Sot do të garoj në stilin bretkosë, jam shumë e emocionuar dhe e lumtur njëkohësisht.

Kam gati 7 vite që i jam përkushtuar notit dhe e shoh veten si përfaqësuese e denjë e Shqipërisë edhe pse e pranoj që ka shumë notarë të mirë.

Kam marrë pjesë në gara në Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe në Kroaci”, tha ajo.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme