Rezervati natyror i Velipojës, turistët e huaj më të interesuarit për ta vizituar

Një prej zonave më të veçanta në Shkodër është Rezervati Natyror i Velipojës.
Vitet e fundit, rezervati është kthyer në një zonë të vizitueshme për argëtimin e pushuesve, dhe për njohjen e tyre me vlerat dhe pasurinë e biodiversitetit të tij natyror.
Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit, ADZM Shkodër, Tonin Macaj shprehet se kryesisht më të interesuar për të vizituar këtë park natyrorë janë turistët e huaj.
“Është një habitat shumë i rëndësishëm qoftë për florën ashtu edhe për faunën. Janë të huajt ata që kërkojnë me marrë informacion, me pa natyrën apo të eksplorojnë pjesë të ndryshme të rezervatit”, tha ai.
Rezervati i Velipojës ka një sipërfaqe prej rreth 600 ha dhe përbëhet nga katër laguna ku rriten mbi 180 specie shpendësh të ndryshëm.
Zona e pyllit është e përbërë me shkurre, plepa, pisha të gjelbra dhe bime të tjera.
Gazetar. Luan Kadija
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




