Turi Sazan-Karaburun – Të huajt të interesuar për historinë, natyrën dhe plazhet e virgjra

Për historinë, për natyrën e egër, plazhet e virgjra dhe një ditë ndryshe në Ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit. Nga moli i Triportit Zvërnec qindra turistë çdo ditë, zgjedhin të kalojnë një ditë të plotë në këtë tur.
Nga çdo vend i botës, turistët kudo të pushojnë, në jug a veri, në paketën e tyre kanë të përfshirë këtë udhëtim. Sipas përfaqësueses së një prej agjencive turistike Durrës, kërkesat janë në rritje ndërsa kombësia e turistëve ndryshon nga viti në vit.
Vetë turistët në nisje për në ishullin e Sazanit thonë se po shkojnë për të parë plazhet e fshehta, ndërsa tregojnë se nga Shqipëria janë të kënaqur me zgjedhjet e tyre.
“Jam nga Austria. Kam ardhur dje dhe do largohem nga Shqipëria te dielën. Tani po shkojmë të zbulojmë plazhet e fshehura. Nesër do të shkojmë në Sarandë. Shqipëria është shumë ndryshe nga Austria. Është shumë ngrohtë“, shprehet turistja.
“Jemi nga Ukraina. Është hera jonë e parë në Shqipëri. Një vend shumë i bukur dhe me njerëz shumë miqësorë. Ishim në Borsh, dhe unë u kënaqëm shumë atje”, shprehet turistja.
“Është dita jonë e gjashtë në Shqipëri. Jemi një grup miqsh nga Franca. Guida jonë na ka përgatitur një udhëtim me 11 ndalesa. Jemi shumë të kënaqur deri tani”, tha një tjetër turist.
Parku Karaburun-Sazan, i vetmi Parku Kombëtar Detar është një mrekulli e gjallë e natyrës Shqiptare.
Gazetare: A. Hysa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




