Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këto ditë të nxehta vere.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj fton qytetarët që kalojnë pranë sheshit “Skënderbej”, të ndalojnë te Çadra e Kujdesit e vendosur nga Bashkia për të pirë ujë dhe matur tensionin.
“Këto ditë të nxehta , ju lutem shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut dhe sigurohuni që të keni gjithmonë ujë me vete, sidomos të moshuarit dhe fëmijët.
Nëse je pranë sheshit “Skënderbej”, ndalo te Çadra e Kujdesit pi ujë, mat tensionin dhe freskohu pak para se të vijosh prapë rrugën”, shkruan Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




