Boronica e bjeshkëve të Kukësit, shitet me 1000/kg, tregtarët thonë se ka rënie të blerësve

Sociale | 2 vite më parë

Shume familje në fshatra të Kukësit angazhohen gjate muajve të verës në mbledhjen e bimëve mjekësore, po që problemi i tyre është mungesa e një tregu të sigurt shitje.

Tashmë është sezoni i boronicave të egra, një nga bimët mjekësore më të kërkuara që po shitet dhe në tregun agroushqimore të qytetit të Kukësit  me 1000/kg.

Interesi i konsumatorëve për boronicën e egër të bjeshkëve për këtë sezon është në ulje.

Disa anëtarë të një familje  arritjen të mbledhin rreth 10 -15 kg boronicë. Kjo bimë mjekësore sipas mbledhësve këtë sezon ishte në një sasi shumë të vogël kjo për shkak të mungesës së reshjeve gjate kësaj periudhe.

Ndryshe nga një vit më parë boronica po tregtohet me 200 më shtrenjtë, ndërkohë vlen të theksohet se në magazinat e pikave të grumbullimit të bimëve mjekësore ka një sasi të konsiderueshme ende të pa shitur të boronicës së tharë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme