Shkolla e çiklizmit, fëmijët nga 7-10 vjeç pedalojnë në një hapësirë 10 mijë metra katror

Që prej 1 qershorit të këtij viti shkolla e çiklizmit është një hapësirë prej 10 mijë katror ku fëmijët mësojnë jo vetëm pedalimin dhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Anisa Ruseti se shkolla e Biçikletave do të funksionojë për t’i mësuar fëmijëve praktikën mësimore dhe më pas edhe praktikën në rrugë duke i certifikuar ata si çiklistë.
Pas Akademisë së biçikletave kjo wshtw njw tjetwr hapwsirw dedikuar fëmijëve. Për Rusetin përveç kësaj hapësire interes në rritje kanë edhe kampet verore.
Teksa pedalojnë, disa prej fëmijëve thonë se tashmë me frekuentimin e kësaj shkolle kanë mësuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe e kanë me të lehtë të ngasin biçikletën.
Megi Përnaska është një nga trajnerët e cila thotë se së shpejti do të trajnohen edhe fëmijë fillestarë.
Shkolla e çiklizmit është më e madhja në Ballkan dhe ndodhet në një pikë të frekuentuar të kryeqytetit ngjitur me stadiumin ’’Air Albania’’.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




